25 kompani vendore protestojnë para “Bechtel & Enka
Sot 25 kompani vendore kanë vendosur që të protestojnë para kampit të “Bechtel & Enka” për arsye se kjo kompani nuk i ka kryer pagesat ndaj tyre për punën që ata e kanë kryer në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi”. Në një njoftim për media thuhet se kjo protestë do të zhvillohet para kampit të…
Sot 25 kompani vendore kanë vendosur që të protestojnë para kampit të “Bechtel & Enka” për arsye se kjo kompani nuk i ka kryer pagesat ndaj tyre për punën që ata e kanë kryer në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi”.
Në një njoftim për media thuhet se kjo protestë do të zhvillohet para kampit të “Bechtel & Enka” duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ferizaj.
Hapja e autostradës “Arben Xhaferi” do të bëhet më 29 maj të vitit aktual, ku Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë projekt infrastrukturor e vlerëson prej më të mirave që ekzistojnë shtetet Ballkanike.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite