KB YLLI mbetet pa “energji”!

05.05.2019

Klubi vendas KB Golden Eagle Ylli i cili deri më tani ka kaluar në faza të ndryshme duke shënuar lëvizje në rezultatin e tij siç duket do të mbetet pa sponzorin e tij kryesor, Golden Eagle. Ka qenë drejtori i deritanishëm, Lendrit Palushi i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit […]

KB YLLI mbetet pa “energji”! Foto: Ilustrim

Klubi vendas KB Golden Eagle Ylli i cili deri më tani ka kaluar në faza të ndryshme duke shënuar lëvizje në rezultatin e tij siç duket do të mbetet pa sponzorin e tij kryesor, Golden Eagle.

Ka qenë drejtori i deritanishëm, Lendrit Palushi i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të klubit.

Ju njoftoj që nga sot unë Lendrit Palushi jap dorëheqje nga drejtori i klubit KB Ylli.

Sezona basketbollistike 2018/19 për KB Golden Eagle Yllin si objektiva kryesore ishin: Arritja në finale të Playoffit apo shpallja kampion i Kosovës dhe arritja në finalen e kupës së Kosovës në basketboll apo fitimi i kupës.

Sigurisht këto objektiva fillimisht ishin reale sepse kishin një bazament të sigurt dhe të besueshëm e që të gjithëve n’a bënë të besojmë dhe shpresojmë, si: sponzori stabil i klubit që n’a mbështeti objektivat e vendosura financiarisht, trajneri më i trofeshëm në Kosovë, sjellja e 4 lojtarëve të huaj me eksperienc, sjellja e 2 lojtarëve përfaqesues të Kosovës dhe besimi që Suhareka dhe tifozët “Xhebrailat i meritojnë këto finale”.

Me përfundimin e sezonës basketbollistike 2018/19 asnjëra nga objektivat para sezonale nuk janë arritur. Si përfundim diçka apo shumëçka nuk ka funksionuar siç duhet, pa dashur për t’i identifikuar fajtorët apo meritorët mendoj që është koha të marrim përgjegjësi secili. 

Mbes me shpresë dhe dëshirë që KB Ylli gjithëmonë të jetë në majat e basketbollit Kosovar. Qyteti i Suharekës dhe tifozët Xhebrailat e meritojnë!Dhe me kryesorja eshte se ne si sponzor jemi mundu me respektu secilin  por pikerisht respekti i tepert ndaj tyre dhe mos dhenja e pergjegjesive ka sjellë këtë rezultat….
Me respekt,Lendrit Palushi