Presidenti i Ballkanit: Krenar me ju luana, krenar me ju Xhebsa

01.03.2020

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’. Ballkani vazhdon të jetë lider me 41 pikë, Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin me nga 38 pikë. Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit. Për 90 minuta, […]

Presidenti i Ballkanit: Krenar me ju luana, krenar me ju Xhebsa Foto: Ilustrim

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’. Ballkani vazhdon të jetë lider me 41 pikë, Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin me nga 38 pikë.

Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Për 90 minuta, dy skuadrat kishin rastet e veta, por ndeshje përfundoi me rezultatin që edhe nisi, 0-0.

Natyrisht, për Ballkanin, kjo ndeshje është si një fitore sepse pavarësisht barazimit, ata janë lider në IPKO Superligë me 41 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina ndanë vendin e tretë me Gjilanin, me nga 38 pikë.

Ndërsa presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi përmes një postimi në Facebook është shprehur i lumtur për paraqitjen e lojtarëve.

Ai në postim ka shkruar “Krenar me ju Luana, Krenar me ju Xhebsa”.

Po ashtu presidenti i Ballkanit ka shkruar “Na priftë e mbara drejt suksesit historik”.