Munishi për FFK-në: Në Kosovë punohet me hakmarrje

09.12.2019

Ditëve të fundit situata e krijuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke u diskutuar shumë, kjo pasi që u bë iniciativa për rrëzimin e kryetarit Agim Ademi. Gjatë një debati në emisionin “Dueli Sportiv” trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi tha se në Kosovë punohet me hakmarrje. Po ashtu ai tha se […]

Munishi për FFK-në: Në Kosovë punohet me hakmarrje Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Ditëve të fundit situata e krijuar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke u diskutuar shumë, kjo pasi që u bë iniciativa për rrëzimin e kryetarit Agim Ademi.

Gjatë një debati në emisionin “Dueli Sportiv” trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi tha se në Kosovë punohet me hakmarrje.

Po ashtu ai tha se jam i limituar në mendimin tim personal sepse jam trajneri i një klubi dhe se politika e të cilit është çështje e presidentit dhe delegatëve.

“Në Kosovë punohet me hakmarre. Unë s’do të doja të kalojë asnjë trajner situatat që i kam kaluar unë, për shkak të hakmarrjes që është bërë ndaj meje e ku gjithmonë kam qenë në kërkim të lojës korrekte”.

“Për situatën e krijuar mund të them që të dy palët kanë faj, jo vetëm njëra”, shtoi trajneri i Ballkanit.

Po ashtu i ftuar në emision ishte edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili theksoi se ndjen keqardhje që asnjëra palë nuk garon me programe.

“Kjo situatë nuk i konvenon futbollit tonë. I kam lexuar në portale reagimet e FFK-së, Arianitit dhe UEFA-s. Kjo situatë i konvenon Maqedonisë dhe Serbisë”, deklaroi Sokoli.

“Kuvendi e ka zgjedhur Agim Ademin dhe vetëm kuvendi ka të drejtë të marr vendim. Organi më i lartë ka vendosur ashtu. Nëse kanë gabuar, është diçka tjetër. Por, kuvendi mund ta përmirësojë nëse ka qene gabim duke u thirrur sërish me 50 e më shumë vota”, theksoi Sokoli.