Munishi i FC Ballkanit: Sot shënuam fitore të madhe

29.09.2019

Ballkani ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drenica. 0-1 ishte rezultati final i takimit të zhvilluar sot në “Bajram Aliu”. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Jetmir Topalli pas harkimit nga këndi të Hoxhës. Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se ndeshja shumë lehtë ka mundur të përfundoi baras. “Ndeshja […]

Munishi i FC Ballkanit: Sot shënuam fitore të madhe Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Ballkani ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drenica.

0-1 ishte rezultati final i takimit të zhvilluar sot në “Bajram Aliu”.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Jetmir Topalli pas harkimit nga këndi të Hoxhës.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se ndeshja shumë lehtë ka mundur të përfundoi baras.

“Ndeshja shumë lehtë ka mundur të mbyllet baras. Drenica është mes skuadrave që luajnë futbollin më të mirë në Kosovë”, deklaroi Munishi për “Supersport”, shkruan Gazeta Olle.

“Kemi menduar vetëm për pikët pasi shënuam golin e epërsisë”.

“Skuadra ime po e jep maksimumin në fushë dhe kjo është e rëndësishme. Sot shënuam fitore të madhe”, shtoi ai.