Suharekë: Shënohet java e “Bibliotekës së Kosovës”

12.04.2019

Me një aktivitet kulturo-letraro-artistik, Komuna e Suharekës, përkatsisht Drejtoria për kulturë, rini, sport e mërgatë, sot ka shënuar edicionin e 17 të “Java e Bibliotekës së Kosovës”. Nënkryetarja e Komunës, znj.Mihrije Suka me këtë rast ka fol për rëndësinë e bibliotekës  dhe ka treguar se Komuna vazhdimisht po  bënë përpjekje për të siguruar kushte sa […]

Suharekë: Shënohet java e “Bibliotekës së Kosovës” Foto: Ilustrim

Me një aktivitet kulturo-letraro-artistik, Komuna e Suharekës, përkatsisht Drejtoria për kulturë, rini, sport e mërgatë, sot ka shënuar edicionin e 17 të “Java e Bibliotekës së Kosovës”.

Nënkryetarja e Komunës, znj.Mihrije Suka me këtë rast ka fol për rëndësinë e bibliotekës  dhe ka treguar se Komuna vazhdimisht po  bënë përpjekje për të siguruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe studentët që dëshirojnë të mësojnë në bibliotekë dhe për  lexuesit e moshave të ndryshme.

Me një fjalë rasti u paraqit edhe drejtoresha e Bibliotekës Rajonale në Prizren Sahadete Sadikaj.

Në këtë aktivitet ndonëse munguan përfaqësues të Bibliotekës kombëtare, të pranishëm ishin ata nga biblioteka e Dragashit dhe e Malishevës, si dhe përfaqësuesi i  Ambasadës Amerikane Besim Kokollari.

Për të pranishmit në vazhdim u dha një program letraro-muzikor, ndërsa në hollin e bibliotekës së qytetit Hajdin Berisha, u ekspozuan edhe punime arti.