05.02.2019, 10:49

Shtëpia Kullë e Ramë Bllacës do të restaurohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se shtëpia kullë e veprimtarit Ramë Bllaca do të restaurohet.

Angazhimi ynë është serioz dhe jemi të interesuar që ai projekt të përfundoj dhe të ketë respektin e merituar, duke qenë i vizituar në të ardhmen nga gjeneratat e ardhshme dhe turistët, për tu njohur me historinë tonë, ka shkruar ndër tjerash Muharemaj.

Akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithçka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB.

Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada, rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.