Majk i thotë të dua …

31.03.2018

Së fundmi publikimi i disa fotove të tyre së bashku, bëri që të komentoheshin edhe më shumë. Majk siç duket ka menduar se kjo është koha e përshtatshme për ta konfirmuar më në fund lidhjen e re. Sipas “faxweb.al” teksa jepte koncert në një klub, reperi ka thirrur në skenë të dashurën Melita Nushin dhe […]

Majk i thotë të dua … Foto: Ilustrim

Së fundmi publikimi i disa fotove të tyre së bashku, bëri që të komentoheshin edhe më shumë. Majk siç duket ka menduar se kjo është koha e përshtatshme për ta konfirmuar më në fund lidhjen e re.

Sipas “faxweb.al” teksa jepte koncert në një klub, reperi ka thirrur në skenë të dashurën Melita Nushin dhe i ka dhuruar një buqetë me lule.

E një gjë të tillë, reperi e ka konfirmuar edhe për Prive, duke thënë se është e vërtetë që i është shprehur publikisht.

“Faleminderit që ekziston zemra imë, të dua shumë”, i ka thënë Majku të dashurës para publikut.