22.07.2019, 15:22

Haradinaj takon nipin e heroit Ramë Bllaca

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim nipin e heroit të kombit, Rama Bllaca, Afrimin.

“Në nderim të familjes së heroit të kombit, Ramë Bllacës, në vigjilie të përvjetorit të 82-të të vrasjes së tij, prita në takim nipin Afrimin, me të cilin biseduam për kujdesin shtetëror për atdhetarin e shquar”.

“Familja Bllaca është vlerë kombëtare dhe detyra jonë ndaj brezave është që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe së shpejti do të fillojë restaurimi i kullës së patriotit, atdhetarit dhe personalitetit të shquar Ramë Bllaca.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!