Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 28 raste të reja për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,577 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,577 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 28 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Numri total i rasteve pozitive është 107,954 raste prej 708,159 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Viti (9), Gjakovë (6), Gjilan (5), Prishtinë (3), Lipjan (2), Pejë (1), Mitrovicë (1) dhe Kaçanik (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 18 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,575.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan (12), Prishtinë (5) dhe Prizren (1).
Në total numri i rasteve aktive është 114.