36 aksidente e 7 arrestime për 24 orë!
Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 36 aksidente trafiku, 15 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar e 21 aksidente të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 819 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm. Po ashtu kishin ndodhur edhe shtatë arrestime, […]
Foto: Ilustrim
Në 24 orët e fundit në stacionet policore janë paraqitur 36 aksidente trafiku, 15 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar e 21 aksidente të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 819 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.
Po ashtu kishin ndodhur edhe shtatë arrestime, ku gjashtë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje e asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.
Arrestimi i personave në fjalë ka të bëjë me vepra të ndryshme të identifikuara nga Policia e Kosovës.