Suharekë: Rrahen mes vete katër kushërinj
Në Suharekë më 9 prill katër kushërinj janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje. Policia thotë se katër personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes. “Janë arrestuar katër të dyshuar kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete”, thuhet në njoftimin e Policisë së […]
Foto: Ilustrim
Në Suharekë më 9 prill katër kushërinj janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje.
Policia thotë se katër personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Janë arrestuar katër të dyshuar kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes vete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndër të tjerash Policia njofton se: “Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”.
Me vendim të prokurorit, katër personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.