Nesër ndryshon ora, 60 minuta para
Nesër, e diele, më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të bëhet 3:00. Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund…
Nesër, e diele, më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të bëhet 3:00.
Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.
Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës pasi Parlamenti Evropian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.
Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.
Vendet të cilat planifikojnë që të mbesin përgjithmonë në llogaritjen verore të kohës duhet të lëvizin treguesit e orës për herë të fundit në mars të vitit 2021, ndërsa ata që zgjedhin llogaritjen dimërore të kohës do të kurdisin treguesit e orës për herë të fundit në tetor të vitit 2021.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite