Suharekë: Policia konfiskon substancë narkotike
Rastet e përdorimit të substancave narkotike në shoqërinë kosovare, sa shkon e rritet, ku pothuajse çdo ditë raportohet në Polici për posedim të substancave narkotike me sasi të ndryshme. Mbetët shqetësuese fakti se përdorimi më i madh i këtyre substancave narkotike bëhet tek të miturit. Vetëm në raportin 24-orësh të Policisë janë identifikuar gjashtë raste […]
Foto: Ilustrim
Rastet e përdorimit të substancave narkotike në shoqërinë kosovare, sa shkon e rritet, ku pothuajse çdo ditë raportohet në Polici për posedim të substancave narkotike me sasi të ndryshme.
Mbetët shqetësuese fakti se përdorimi më i madh i këtyre substancave narkotike bëhet tek të miturit.
Vetëm në raportin 24-orësh të Policisë janë identifikuar gjashtë raste të përdorimit të këtyre substancave, ku një e tillë ka ndodhur në Suharekë.
Një rast është qytetin e Suharekës, ku Policia ka konfiskuar substancë narkotike.
Zyrtarët policor kanë ndaluar një automjet me tabela shqiptare, me vozitës të dyshuarin, tek i cili gjatë verifikimit dhe kontrollit në automjetin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 4.06 gr.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.