Ky është ligji për shfuqizimin e ligjit për Lojërat e Fatit
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj brenda pak orësh ka bërë gati ligjin që do ta shfuqizojë ligjin aktual për lojërat e fatit. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Haradinaj duke njoftuar se zyra e tij e ka bërë gati ligjin për mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Kjo ka ardhur si rezultat i rezolutës […]
Foto: Ilustrim
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj brenda pak orësh ka bërë gati ligjin që do ta shfuqizojë ligjin aktual për lojërat e fatit.
Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Haradinaj duke njoftuar se zyra e tij e ka bërë gati ligjin për mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Kjo ka ardhur si rezultat i rezolutës së Kuvendit të Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë për periudhën 10 vjeqare.
74 deputetë kanē votuar pro kësaj rezolutë e cila ishte votuar në seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga vota e 49 deputetëve.