Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin
Të enjtën një qytetar ka raportuar në Policinë e Suharekës për para të falsifikuara. Të enjtën rreth orës 10:00 një person ka raportuar në Policinë e Suharekës se ka deponuar një kartëmonedhë me vlerë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan SuharekaOnline. Kartëmonedha është konfiskuar nga policia dhe rasti në fjalë […]
Të enjtën një qytetar ka raportuar në Policinë e Suharekës për para të falsifikuara.
Të enjtën rreth orës 10:00 një person ka raportuar në Policinë e Suharekës se ka deponuar një kartëmonedhë me vlerë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan SuharekaOnline.
Kartëmonedha është konfiskuar nga policia dhe rasti në fjalë është duke u hetuar.
Rastet për para të falsifikuara në Komunën e Suharekës kishin ndodhur edhe vitin e kaluar.
Ku sipas raporteve të policisë dërguar mediave, SuharekaOnline kishte raportuar për raste të tilla, rikujtojmë se dy të fundit kishin ndodhur në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ku bëhej e ditur se ishte hasur në para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro.