“KQZ-ja peng i pazareve të Thaçit”
U bënë më shumë se 1 vit që u është skaduar mandati, Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po i emëron përfaqësuesit e rinj politikë të këtij institucioni, ku për shkak të bllokimit të KQZ-së Thaçi dërgohet në kushtetuese. Por, ky bllokim i KQZ-së nga presidenti Thaçi, […]
Foto: Ilustrim
U bënë më shumë se 1 vit që u është skaduar mandati, Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po i emëron përfaqësuesit e rinj politikë të këtij institucioni, ku për shkak të bllokimit të KQZ-së Thaçi dërgohet në kushtetuese.
Por, ky bllokim i KQZ-së nga presidenti Thaçi, nuk e pësuan vetëm ky instutucion por, pësuan edhe shumë asambleistë komunalë po thuajse në të gjithë komunat e Kosovës, ku parashihet se rreth 40 asambleistë komunal presin të certifikohen, po ashtu edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.
Sami Hamiti, i nominuari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për anëtar në KQZ, ka thënë për “Zërin” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur peng i pazareve të presidentit Thaçi me Nismën dhe Partinë Socialdemokrate. “Sigurisht se ka hyrë në pazare politike me PSD-në dhe me Nismën, që janë në koalicion tash me ish-partinë e tij (PDK-në) dhe KQZ-ja ka mbetur peng i atyre pazareve, për këtë arsye presidenti Thaçi nuk po e bën nominimin. Është duke e shkelur Kushtetutën, sepse është përgjegjës për funksionimin e institucioneve të pavarura”, ka potencuar Hamiti.
Ai u shpreh se presidenti nuk po e bën emërimin e përfaqësuesve partiakë në KQZ, për shkak se nuk po i pëlqen formula e ndarjes së vendeve në atë institucion. “Presidenti nuk po e bën emërimin, sepse nuk po i pëlqen formula e ndarjes së anëtarëve të KQZ-së. Në këtë rast sipas formulës, sipas ligjit, sipas Kushtetutës, nga dy vende u takojnë tri subjekteve që janë dalë prej zgjedhjeve të fundit që është PAN-i, LDK-ja dhe LVV-ja”, ka theksuar ai./ZËRI