Hoti: E hëna, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës
Nëpër shumë institucione ditëve të fundit është përhaphur lajmi se dita e hënë do të jetë ditë pushimi për shkak të festës së 28 Nëntorit. Mirëpo këtë e ka sqaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka treguar se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e…
Nëpër shumë institucione ditëve të fundit është përhaphur lajmi se dita e hënë do të jetë ditë pushimi për shkak të festës së 28 Nëntorit.
Mirëpo këtë e ka sqaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka treguar se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.
Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.
Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria” ka shkruar Hoti.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite