Synohet unifikimi i çmimeve të barnave

09.03.2019

Çmimet e barnave sipas dëshirës së pronarit të barnatores. Kjo, sipas zyrtarëve institucional, ndodhë për shkak se Kosova nuk e ka një rregullore administrative që do të mund ta rregullonte këtë çështje. Qytetarët në vazhdimësi janë ankuar se çmimet e barnave nuk dallojnë pak, por sipas dëshirës së pronarit të barnatores. Ndërkaq edhe vetë anëtarë […]

Synohet unifikimi i çmimeve të barnave Foto: Ilustrim

Çmimet e barnave sipas dëshirës së pronarit të barnatores. Kjo, sipas zyrtarëve institucional, ndodhë për shkak se Kosova nuk e ka një rregullore administrative që do të mund ta rregullonte këtë çështje.

Qytetarët në vazhdimësi janë ankuar se çmimet e barnave nuk dallojnë pak, por sipas dëshirës së pronarit të barnatores.

Ndërkaq edhe vetë anëtarë të Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, kanë deklaruar se laramania e çmimeve e destabilizon tregun farmaceutik, andaj sipas tyre, kjo çështje duhet rregulluar sa më shpejtë.

Mirlinda Sallahu, qytetare, thotë se asnjëherë nuk i ka ndodhur që në dy barnatore të jenë çmimet e njëjta. Përpos kësaj ajo shton se dallimi i çmimit për ilaçin e njëjtë nuk është i vogël, por dallon deri në disa euro/rtv21.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler