Fabrika e Riciklimit, objekti i ri i Komunës, rruga Mushtisht-Shtërpcë, prapë në planin e kryetarit Muharremaj
Plani vjetor i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është hartuar në koordinim me drejtorët e drejtorive, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe shumë qytetarë dhe ekspertë të pavarur. Të paktën kështu shkruhej në hyrje të planit të prezentuar në pika të shkurta nga kryetari Muharremaj, të cilin mund ta shkarkoni në […]
Plani vjetor i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është hartuar në koordinim me drejtorët e drejtorive, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe shumë qytetarë dhe ekspertë të pavarur.
Të paktën kështu shkruhej në hyrje të planit të prezentuar në pika të shkurta nga kryetari Muharremaj, të cilin mund ta shkarkoni në uebfaqen e komunës.
Sipas po të njëjtit plan programi është i bazuar në nevojat e familjeve tuaja duke pasur për bazë mirëqenien sociale dhe ekonomike si dhe njëkohësisht i bazuar në mundësitë reale të realizimit.
Gjithashtu ky program synon transformimin e komunës në një instucion relevant me një administratë moderne, arsim cilësor, program shëndetësor, zhvillim ekonomik, shërbime publike cilësore, ambient të pastër, aktivitete për kulturë, rininë, sport, diasporën etj.
Sipas planit të kryetarit Muharremaj për vitit paraprak të hartuar nga “ekspertët” e fushave të ndryshme, renditja e prioriteteve dhe premtimeve që në fakt nuk kanë gjetur realizim gjatë vitit 2019 e që ishte i bazuar në mundësitë reale të realizimit.
Për vitin 2019 në planin e kryetarit Muharremaj parashihej që të ndëroheshin dy unazat, ku për kontratën me titull ‘Ndërtimi i unazës -krahu i djathtë-Suharekë; , fitues ka dalë Grupi i Operatorëve Ekonomik, ‘FAMIS CO-HC SH.A; KAG – Asphalt Company SH.P.K’. Kontrata me kompaninë fituese që ishte nënshkruar në Janar 2020.
Plani i punës 2019 | Plani i punës – 2020 |
Donacione nga jashtë dhe mbrenda vendit mbi 4.000.000.00 €. | Donacione nga jashtë dhe mbrenda vendit mbi 2,700.000.00 €. |
Ndërtimi i dy unazave të qytetit | Përfundimi i dy unazave të qytetit. |
Shkolla e lartë profesionale e nivelit të 5 të gradimit. | Parqe dhe sheshe |
Fillimi i punimeve për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave | Fillimi i punimeve për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave |
Përfundimi i sheshit të qytetit. | |
Finalizimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”-Suharekë | Finalizimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”-Suharekë |
Ndërtimi i rrugës Mushtisht-Shterrpc, Mushtisht-Gradancë. | Ndërtimi i rrugës Mushtisht-Shterrpc, Mushtisht-Gradancë |
Këtë vit së bashku me drejtorinë e administratës do të fillojmë ndërtimin e objektit të ri të komunës | Fillimi i ndërtimit të objektit të ri të komunës |
Plani i punës 2019 – Fillimi i punimeve për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave
Komuna e Suharekës në janar të vitit 2019 përmes një vendimi kishte refuzuar kërkesën për rishqyrtim të kompanisë italiane Recy Technologies për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave e sipas komunës “Lënda ende është në OSHP (Organin Shqyrtues të prokurimit) dhe posa të na njoftojnë për procedurat e mëtejme do të njoftohet opinion me kohë“.
E njëjta edhe në Planin e Punës për vitin 2020
Plani i punës 2019 – Finalizimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”-Suharekë
Edhe pse ishte parashikuar që Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” të finalizohej Brenda vitit 2019 (jo më shumë se 90 ditë pune), më datën 10 korrik 2020 janë bërë saktësisht 1 vit që kur kompania fituese dhe Komuna e Suharekës kanë lidhur kontratë për “Ndërtimin e shtëpisë së Kulturës, Ukë Bytyçi-Faza e I-rë” ku sipas kërkesës së Komunës së Suharekës në këtë kontratë punët duhet të përfundonin jo më shumë se 90 ditë pune sipas dinamikës së punës. Bazuar në premtimin e kryetarit Muharremaj punimet e vrazhda të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” do duhej të përfundonin jo më larg se 14 nëntor 2019.
E njëjta edhe në Planin e Punës për vitin 2020
Plani i punës 2019 – Ndërtimi i rrugës Mushtisht-Shtërpc, Mushtisht-Gradancë
Tenderi për këtë rrugë nuk u ndal me kaq, ai është kthyer tre herë në rivlerësim për parregullsi. OSHP është paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për këto shkelje dhe lënda është ende në proces.
“Punimet në rrugë janë zhvilluar. Është hasur në disa probleme pronësore, prandaj ka pasur ngecje. Ndërkohë besojmë se do të punohet më tutje që të vazhdojnë punimet” ka qenë përgjigja e Komunës së Suharekës.
E njëjta edhe në Planin e Punës për vitin 2020
Plani i punës 2019 – Në vitin 2019 ishte parashikuar që bashku me drejtorinë e administratës të fillojnë ndërtimin e objektit të ri të komunës
Në planin vjetor për vitin 2019 kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në kuadër të Drejtorisë për Administratë kishte premtuar fillimin e ndërtimit të objektit të ri të komunës.
Madje më 6 mars 2019 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i të Komunës i cila do të ndërtohej brenda dy viteve.
Ky projekt është investim i përbashkët me Komunën e Suharekës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas marrëveshjes në vitin 2019 MAPL financon me 500.000,00 euro ndërsa Komuna e Suharekës me 50.000,00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000,00 euro ndërsa Komuna e Suharekës me 200.000,00 euro.
Në përgjigjen e Komunës së Suharekës thuhet see “komuna ka një dokument që vërteton nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë, mirëpo gjatë kohës nuk është bërë destinimi i mjeteve nga ana e Ministrisë. Ne sigurisht do t’u drejtohemi me kërkesë vazhdimisht që ky projekt të realizohet në të ardhmen“.
E njëjta edhe në Planin e Punës për vitin 2020