Hoti: Nëse MSH edhe IKSHPK kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do ta kërkoj miratimin e juaj
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shpllaet gjendje e jashtëzakonshme në vend, do të kërkoj nga deputetët miratimin e tyre. Hoti tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e menaxhueshme, shkruan IndeksOnline. “Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në […]
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shpllaet gjendje e jashtëzakonshme në vend, do të kërkoj nga deputetët miratimin e tyre.
Hoti tha se situata epidemiologjike në Kosovë është e menaxhueshme, shkruan IndeksOnline.
“Jam marrë disa vendime që u shpallën jokushtetuese në qeverinë e kaluar për këtë kemi kërkuar gjendje të jashtëzakonshme si partner në qeveri.
Unë jam në konsultim të ngushtë me IKSHPK-në dhe me komitetin dhe udhëheq kryeministri dhe unë nuk do të hezitoj të vij para jush e të kërkoj shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse këtë e kërkon Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK.
Jemi duke e menaxhuar situatën, numri është në rritje sikurse edhe në rajon.
Jemi në proces të riorganizimit komplet të klinikave për të krijuar shtrerërë shtesë”, ka thënë ai.