Edhe dy pacientë nga Suhareka testohen sot për covid-19
Të dielën më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga 265 mostrat e testuara , 49 raste kanë rezulutar pozitive ku 1(një) prej tyre është me vendbanim në qytetin e Suharekës. Për […]
Foto: Ilustrim
Të dielën më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga 265 mostrat e testuara , 49 raste kanë rezulutar pozitive ku 1(një) prej tyre është me vendbanim në qytetin e Suharekës.
Për të parandaluar përhapjen dhe kontrolluar gjendjen e pacientëve me covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve në rajonin e Prizrenit.
Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, ka thënë se për arsye parandalimi edhe dy persona nga Suhareka pritet të testohen sot që janë raste kontakti me pacientin që rezultoi pozitiv të dielën.
Me shënimin e rastit të datës 14 qershor numri i të identifikuarëve me covid-19 në Suharekë është 39.