Muharremaj “Ditën e Çlirimit” e nis me zjarrfikësit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot kafen e mëngjesit e shijoi bashkë me zjarrfikësit e qytetit. Ata janë gjithmonë vigjilent në punën e tyre dhe maksimalisht aktiv duke ju shërbyer qytetarëve, ka bërë të ditur ai. “Kafen e mëngjesit sot e shijuam bashkë me zjarrëfikësit. Ata janë gjithmonë vigjilent në punën e tyre […]
Foto: Ilustrim
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot kafen e mëngjesit e shijoi bashkë me zjarrfikësit e qytetit.
Ata janë gjithmonë vigjilent në punën e tyre dhe maksimalisht aktiv duke ju shërbyer qytetarëve, ka bërë të ditur ai.
“Kafen e mëngjesit sot e shijuam bashkë me zjarrëfikësit. Ata janë gjithmonë vigjilent në punën e tyre dhe maksimalisht aktiv duke ju shërbyer qytetarëve.
Kanë shpëtuar shumë jetë dhe kanë qenë të parët në shumë sfida. Andaj ata e kanë respektin e të gjithë qytetarëve” ka shkruar Muharremaj.
Kujtojmë se ndonëse të paktë në numër kontributi i zjarrfikësve të Suharekës është dëshmuar në situata edhe shumë të rrezikshme për jetën e tyre.