20 vjet nga vrasja e komandant Drinit

08.05.2020

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare, ka dështuar në gjetjen e vrasësve. 20 vjet pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së “Drinit”. Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit” tregon se, dëshira e familjes është që kjo […]

20 vjet nga vrasja e komandant Drinit Foto: Ilustrim

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren.

Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze.

Drejtësia vendore e ndërkombëtare, ka dështuar në gjetjen e vrasësve.

20 vjet pas, familjarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së “Drinit”.

Ruzhdi Rexha, vëllai i “Drinit” tregon se, dëshira e familjes është që kjo vrasje të ndriçohet sa më shpejt.

“Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje”, thotë Rexha.

Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij, në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren, janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dekoroi me Medaljen e Pavarësisë bashkëshorten dhe dy djemtë e ish- komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha-“Drini”.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler