Nga java e ardhshme zgjatët mësimi online në 8 orë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajramin, kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, për t’u njohur për së afërmi me procesin e realizimit të mësimit online. Kurti u shpreh i kënaqur me punën që është duke e bërë Ministria e Arsimit për realizimin e mësimit…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajramin, kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, për t’u njohur për së afërmi me procesin e realizimit të mësimit online.
Kurti u shpreh i kënaqur me punën që është duke e bërë Ministria e Arsimit për realizimin e mësimit online.
“Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht. Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Virusi Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë” , thuhet në komunikatën e dërguar nga Qeveria.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite