Gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus është e mirë

19.03.2020

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus (COVID-19), është stabile. Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së. “Për momentin kemi 13 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”. Krasniqi ka theksuar se numri i mostrave që […]

Gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus është e mirë Foto: Ilustrim

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus (COVID-19), është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 13 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.

Krasniqi ka theksuar se numri i mostrave që kanë arritur nuk mund të thuhet saktë, pasi sipas tij ndryshon në vazhdimësi.

Ndryshe, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 20. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler