Edhe Komuna e Malishevës në karantinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që edhe Komuna e Malishevës të karantinohet. Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit. “Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva […]
Foto: Ilustrim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që edhe Komuna e Malishevës të karantinohet.
Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, Kurti tha se që nga paslufta kjo është situata më pazakontë në të cilën është gjendur vendit.
“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jetë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, deklaroi Kurti.
Kjo ka ardhur pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus covid-19, ku njëri rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.
Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.