Testohen edhe 7 pacientë në Kosovë për koronavirus, të gjithë dalin negativë
Kanë rezultuar negativ shtatë rastet e dyshuara që po trajtoheshin në Infektivë për koronavirus. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus”, thuhet në njoftim. Pas analizave të kryera, të shtatë rastet e testuar kanë rezultuar […]
Foto: Ilustrim
Kanë rezultuar negativ shtatë rastet e dyshuara që po trajtoheshin në Infektivë për koronavirus.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus”, thuhet në njoftim.
Pas analizave të kryera, të shtatë rastet e testuar kanë rezultuar negative.
Siç njofton kumtesa, sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre.