Suhareka së shpejti bëhet me “Teatrin e Qytetit”

10.03.2020

Komuna e Suharekës përmes një projekt-vendimi po planifikon themelimin e Teatrit të Qytetit që me gjasë pritet ta hedhë në votim në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale. Sipas po të njëjtit projekt-vendim “Teatri i Qytetit” si institucion kulturor publik do të themelohet për ushtrim të veprimtarisë kulturore, përgatitjen, organizimin dhe shfaqjen publike të dramave, […]

Suhareka së shpejti bëhet me “Teatrin e Qytetit” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës përmes një projekt-vendimi po planifikon themelimin e Teatrit të Qytetit që me gjasë pritet ta hedhë në votim në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale.

Sipas po të njëjtit projekt-vendim “Teatri i Qytetit” si institucion kulturor publik do të themelohet për ushtrim të veprimtarisë kulturore, përgatitjen, organizimin dhe shfaqjen publike të dramave, veprave skenike muzikore, veprave skenike të kukullave dhe veprave tjera skenike.

Marr shembull nga shtëpitë teatrore të qyteteve tjera teatri do të mund të jetë pjesëmarrës i shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqjet e tij do të jenë pjesë e festivale anë e mbanë botës.

“Teatri i Qytetit” do të jetë një adresë për të gjithë aktorët, regjisorët, dramaturgët, skenografët, kostumografët, koreografët, piktorët, disajnerёt, valltarët, këngëtarët, muzikantët, disenjatorët e ndriçimit, kreatorët e efekteve dhe zërave, grimerët, parukerët, krijuesit dhe animatorët e kukullave, kompozitorët dhe të gjithë ata që kreativisht kontribuojnë në krijimin e veprës teatrore.

“Teatri i Qytetit” si institucion kulturor publik do ti ketë këto organe; 1. Këshillin Drejtues, 2. Drejtorin e përgjithshëm 3. Udhëheqësit artistik, 4. Trupat Teatror, 5. Aktorët dhe 6. Stafin administrativ dhe teknik.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler