Të hënën edhe shërbyesit civilë në grevë
Pasi që ky vit filloi me greva të shumta nga sindikata të ndryshme, si Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), si dhe sektori i kirurgëve ku iu bashkangjitën edhe sektori i ortopedëve, së fundmi vendosën që nga dita e hënë edhe shërbyesit civilë të hynë në grevë, ku gjithësej janë 25 mijë…
Pasi që ky vit filloi me greva të shumta nga sindikata të ndryshme, si Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), si dhe sektori i kirurgëve ku iu bashkangjitën edhe sektori i ortopedëve, së fundmi vendosën që nga dita e hënë edhe shërbyesit civilë të hynë në grevë, ku gjithësej janë 25 mijë shërbyes civilë dhe ata deklaruan se “Ne jemi shteti, pa ne shteti nuk funksionon!”.
Tashmë është bërë e ditur, arsyeja e grevës e cila është projektligji për paga, ku si SBAShK-u që po kërkon rritjen e koeficientëve të pagave, si dhe mjekët ashtu edhe shërbyesit civilë do të hynë në grevë për nivelim të pagave.
I rëndësishmi i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi erdhi me një deklarim se nëse Qeveria nuk merr masa ndaj kërkesave tona për nivelim të pagave, ne do të jemi të detyruar që të hymë në grevë.
Po ashtu, Ndue Kalaj, kryetari i Sindikatës tha se kësaj greve që pritet të zhvillohet nga dita e hënë, do të bashkangjiten edhe puntorët e administratës publike.
Sindikata e Shërbyesve civilë, përveç që po kërkon nivelimin e pagave, kjo sindikatë po kërkon që edhe t’u njihet stazhi i punës.
Kryetari i Sindikatës të shërbyesve civilë, tha me keqëardhje që jemi injoruar aq shumë, sa që mënyra e vetme, që të merrë masa Qeveria ndaj kërkesave tona, është hyrja në grevë, siç po e bëjn edhe sindikatat e tjera.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite