Prizren: Një i arrestuar për posedim të substancave narkotike
Në Prizren është arrestuar një person pasi i janë gjetur narkotik. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Shkronjat”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjete dhe sekuestruar një qese plastike me 0.65 gram […]
Në Prizren është arrestuar një person pasi i janë gjetur narkotik.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Shkronjat”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën ishte ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjete dhe sekuestruar një qese plastike me 0.65 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.