Rexhep Selimi e uron Kurtin me flamurin e UÇK’së
Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për postin e ri. Përmes një postimi në twitter, Rexhep Selimi, ka publikuar një foto me dhuratën që ia ka dhënë kryeministrit, Kurti. Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ia ka dhuruar Kurtit një flamur të […]
Foto: Rexhep Selimi & Albin Kurti
Ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për postin e ri.
Përmes një postimi në twitter, Rexhep Selimi, ka publikuar një foto me dhuratën që ia ka dhënë kryeministrit, Kurti.
Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ia ka dhuruar Kurtit një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa i ka uruar suksese në fitore të reja.
Ai ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm (SHP). Më 28 nëntor 1997 ai ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së.