Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë, tre të lënduar
14.01.2019
Katër vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Prizren. Si pasojë, tre persona janë lënduar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri shirit i rrugës është bllokuar, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.
Katër vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Prizren.
Si pasojë, tre persona janë lënduar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri shirit i rrugës është bllokuar, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.