Bisedimet me VV-në, LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm
Bisedimet e LDK-së me fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje kanë shtyer që partia e Isa Mustafës të thërrasë në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është paraparë të mbahet sot me fillim prej orës 14:30 në selinë e partisë. Në këtë mbledhje do të […]
Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës - Facebook
Bisedimet e LDK-së me fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje kanë shtyer që partia e Isa Mustafës të thërrasë në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është paraparë të mbahet sot me fillim prej orës 14:30 në selinë e partisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor, sipas certifikimit të rezultateve nga KQZ fituese e këtyre zgjedhjeve doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin kështu duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).