LDK e VV e kanë në tavolinë opsionin e presidentit konsensual
Një president konsensual, i cili nuk do të jetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një koalicioni qeverisës ndërmjet këtyre dy partive, nuk përjashtohet nga tavolina e bisedimeve. Por, përderisa kjo mbetet vetëm si një alternativë për arritjen e…
Foto: Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Një president konsensual, i cili nuk do të jetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një koalicioni qeverisës ndërmjet këtyre dy partive, nuk përjashtohet nga tavolina e bisedimeve.
Por, përderisa kjo mbetet vetëm si një alternativë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, të dy partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje konkrete, raporton Radio Evropa e Lirë.
Krahas marrëveshjes për koalicion qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston që të ketë edhe një marrëveshje për presidentin e ardhshëm i cili do të zgjidhej pasi që t’i skadojë mandati presidentit aktual, Hashim Thaçi, në vitin 2021.
Në këtë pikë edhe janë bllokuar negociatat midis LVV-së dhe LDK-së për koalicionin qeverisës.
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke vazhduar bisedimet për të gjitha modalitetet dhe se ndërmjet dy partive nuk ka marrëdhënie kushtëzimi
Haziri thotë se të gjitha çështjet janë të hapura në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe çështja e një presidenti konsensusal.
“Është në tavolinë ajo. Krejt janë duke u biseduar çështjet e hapura. Nuk mund të them se përjashtohet një bisedim ose u pranua. Është çështje që ka mbetur si modalitet në tavolinë”, u shpreh Haziri./REL/
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite