Rinumërohen 69 për qind e vendvotimeve, ja kur përfundon i gjithë procesi!
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 1410 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ndërsa deri sot janë rinumëruar 128 vendvotime, kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Ai tha se se deri […]
Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 1410 vendvotimeve, kjo me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ndërsa deri sot janë rinumëruar 128 vendvotime, kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Ai tha se se deri më tani janë rinumëruar 69% e vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i, derisa pa numëruar mbeten edhe 438 vendvotime.
“Në ditën e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, ka bërë të ditur Elezi.
Kujtojmëse vendimin për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve e kishte marrur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja, ndërsa i gjithë procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.