7 muaj pas premtimit të kryetarit ende nuk është rregulluar varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi
Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjët e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera fillonte shkrimi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj më 9 prill 2019. Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit. Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar […]
Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjët e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera fillonte shkrimi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj më 9 prill 2019.
Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit. Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e poashtu drunjtë e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen, kishte shkruar Muharremaj.
E sot më 5 nëntor në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit dhe shtatë muaj pas premtimit të kryetarit që dëmi do të rregullohet një gjë e tillë nuk është realizuar.
Të paktën kështu kanë treguar të afërm të dëshmorit të cilit kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Cikaqi.