Javën tjetër finalizohet programi qeverisës VV-LDK

01.11.2019

Kemi hyrë në muajin nëntor, ndërsa muajin që e lamë pas u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar, por sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, fituese doli që të jetë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Po ashtu në muajin tetor […]

Javën tjetër finalizohet programi qeverisës VV-LDK Foto: Ilustrim

Kemi hyrë në muajin nëntor, ndërsa muajin që e lamë pas u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar, por sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, fituese doli që të jetë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Po ashtu në muajin tetor u mbajtën një varg takimesh mes grupit punues të LVV-së dhe asaj të LDK-së, por në javën tjetër pritet që të finalizohet programi qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike.

Për këto tema ka folur edhe Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje i tha EkonomiaOnline se deri më tani ndërmjet ekipeve punuese ka pajtueshmëri.

Po ashtu ajo është e bindur se nuk do të ketë probleme sa i përket pozicionimeve të këtyre dy partive në temat e mëdha për vendin.

“Deri tani të gjitha takimet tona janë zhvilluar në një frymë pozitive optimiste, prandaj po besojmë që do vazhdojë kështu, jemi lëshuar tanimë në diskutime për programin qeverisës, të hënën kemi pasur takimin për zhvillimin ekonomik, në 90 për qind të çështjeve jemi pajtua, kanë mbetur vetëm disa adresime të cilat do duhet të gjejnë mirëkuptim dhe pajtueshmëri”.

Javën tjetër shprehet e bindur ajo se do të finalizohet programi qeverisës për t’i hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes finale, e cila do të bëhet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Do të vazhdojmë javën ardhshme me politikën e jashtme dhe çështjet sociale, shëndetësia në arsim dhe besoj që java e ardhshme do jetë finale në kuptimin e harmonizimit programor dhe pastaj mbetet vetëm nënshkrim i marrëveshjes finale dhe besoj që do të bëhet në momentin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler