Këto janë arsyet pse Kosova ka dështuar në INTERPOL
Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës. Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin…
Rrugëtimi i Kosovës, i nisur në vitin 2010, për anëtarësim në organizatën më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL po kurorëzohet me dështime të njëpasnjëshme të Kosovës.
Ndonëse këtë rrugë e ka vështirësuar edhe lobimi agresiv i Serbisë, fajtorë kryesorë vlerësohen të jenë autoritetet kosovare, të cilat sipas njohësve të sigurisë nuk e kishin asnjëherë prioritet anëtarësimin aty
Ndonëse me një këmbë të thyer, pas dështimit të vitit 2018, Kosova edhe këtë vit i kishte hyrë rrugëtimit për të pestën herë më radhë për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor INTERPOL, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Mirëpo edhe kësaj radhe Kosova dështoi ta finalizojë këtë rrugëtim, por kësaj here jo për shkak të mossigurimit të 2/3 të votave, por me kërkesën e autoriteteve kosovare, të cilët një ditë pasi kishte filluar Asambleja e kësaj organizate vendosën të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në fillim nuk e kishte përkrahur idenë që Kosova ta tërhiqte kërkesën e saj, mirëpo një ditë pasi kishte filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mori vendim që Kosova të stepej nga ky proces.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara e duke u bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë./ZERI/
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite