Trendi i rinumërimit të votave në rritje
Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve. Sipas tij, trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit…
Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve.
Sipas tij, trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59% ka arritur në 33.14% në zgjedhjet e fundit, e që mund të rritet ende pas shpalljes së rezultateve.
“Për të rritur besimin në zgjedhje, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejtë), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet”, ka shkruar ai.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite