Nesër nis numërimi i votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 10.00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë. Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të mërkurën prej orës 10.00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.
Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind.
PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite