Numërohen rreth 98,15 përqind të votave
07.10.2019
Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 98,15 përqind e votave dhe ende prin Lëvizja Vetëvendosje. Zyrtari për media i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ende janë duke pranuar materiale nga komunat e Kosovës, dhe se janë duke punuar intensivisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kujtojmë se rezultatet preliminare nuk […]
Foto: Ilustrim
Deri në këto momente Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 98,15 përqind e votave dhe ende prin Lëvizja Vetëvendosje.
Zyrtari për media i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ende janë duke pranuar materiale nga komunat e Kosovës, dhe se janë duke punuar intensivisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Kujtojmë se rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

