LDK-ja rimerr mandatin nga PDK-ja

07.01.2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikthyer ulësen e 15-të në Kuvendin e Kosovës, duke ia marrë një mandat Partisë Demokratike të Kosovës, e cila si pasojë zbret në 22 ulëse. Ky ndryshim ka ndodhur në fazën përfundimtare të numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur janë numëruar 2.800 nga gjithsej 2.836 vendvotime.

LDK-ja rimerr mandatin nga PDK-ja Foto: Ilustrim

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50.82 për qind të votave, që përkthehen në 57 ulëse në Kuvendin me 120 deputetë, përfshirë 20 ulëset e rezervuara për komunitetet. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, e cila një ditë më parë kishte fituar ulësen e LDK-së, tani bie nga 23 në 22 mandate, me 20.34 për qind të votave të fituara. PDK-ja udhëhiqet nga Bedri Hamza.

LDK-ja ka siguruar 15 ulëse parlamentare me 13.24 për qind të votave. Sipas përllogaritjeve aktuale, deputet do të jetë sërish Fadil Hadërgjonaj, ndërsa në radhët e PDK-së, me këtë renditje të re, mandatin e humb Bekim Haxhiu, i cili ishte i renditur si deputeti i 23-të.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet me 6 ulëse në Kuvend, me 5.51 për qind të votave.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler