Nis lufta për Kupën e Kosovës – Ballkani përballet me KF Rilindjen, hyrja për tifozët falas

03.12.2025

Sot në Suharekë zhvillohet ndeshja e parë për Kupën e Kosovës.

Ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës së Kosovës, Ballkani – Rilindja 1987, do të zhvillohet sot në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 12:30.

Kjo sfidë pritet të jetë një nga më emocionueset e këtij edicioni, duke ofruar spektakël dhe rivalitet të fortë për tifozët e të dyja skuadrave.

FC Ballkani në njofitmin e tij ka bërë të ditur se hyrja për këtë ndeshje do të jetë pa pagesë.