Cilat janë dy kriteret për formimin e Qeverisë

03.10.2019

Artan Muhaxhiri, analist politik, ka thënë se janë rreth 5 përqind e qytetarëve që janë të papërcaktuar se kënd do ta votojnë më 6 tetor. Ndërsa, sa i përket formimit të Qeverisë që do të dalë pas këtyre zgjedhjeve, ai ka thënë se janë dy kritere përcaktuese, njofton Klan Kosova. “E para është se sa…

Cilat janë dy kriteret për formimin e Qeverisë

Artan Muhaxhiri, analist politik, ka thënë se janë rreth 5 përqind e qytetarëve që janë të papërcaktuar se kënd do ta votojnë më 6 tetor.

Ndërsa, sa i përket formimit të Qeverisë që do të dalë pas këtyre zgjedhjeve, ai ka thënë se janë dy kritere përcaktuese, njofton Klan Kosova.

“E para është se sa partitë kanë marrë leksion nga bllokimi, stagnimi…. Sikur në qeverisjen e kaluar edhe në këtë qeverisje kemi parë mungesë të orientimit, sidomos orientimit strategjik, në raport me ndërkombëtarët dhe dialogun me Serbinë”.

“Aspekti i dytë është presioni ndërkombëtar. E dimë që qeverisjet në Kosovë bëhen pas një animi që merret nga Amerika dhe disa vende të BE-së. Ekziston ky faktor te ne si një shtet ‘sui generis’. Nëse do të kemi këmbëngulësi apo racionalitet dhe sa do të jetë presioni i ndërkombëtarëve”.

Sipas Muhaxhirit ka dhe dy opsione tjera për formimin e Qeverisë.

“Mendoj që çështja kryesore është si të sigurohen 80 vota për procese, për legjitimim të epilogut të dialogut me Serbinë. Kjo është e para. E dyta domosdoshëm që të jetë një qeveri e gjerë që do të duhej ta kishte afatin e kufizuar”.

Etiketat

Ofertat e fundit