PDK e Suharekës tregon arsyet e mos votimit të buxhetit
Partia Demokratike e Kosovës, dega Therandë, reagon njëherit sqaron qytetarët për procesin e mos votimit të buxhetit të Komunës së Therandës, Grupi Asambleistëve të PDK-së, ka qenë dhe mbetët bartëse e shumë proceseve pozitive në Komunën e Therandës. Si e tillë para se gjithash, edhe kësaj here vendosi interesin e qytetarëve si primare, para atyre […]
Foto: Ilustrim
Partia Demokratike e Kosovës, dega Therandë, reagon njëherit sqaron qytetarët për procesin e mos votimit të buxhetit të Komunës së Therandës,
Grupi Asambleistëve të PDK-së, ka qenë dhe mbetët bartëse e shumë proceseve pozitive në Komunën e Therandës.
Si e tillë para se gjithash, edhe kësaj here vendosi interesin e qytetarëve si primare, para atyre politike dhe personale.
Oponentët tjerë politik, bënë gjithçka vetëm e vetëm të perdorin paranë publike dhe ta shtrinë atë, për interesat e fushatave të tyre.
Buxheti për vitin 2020 nuk përfshin të gjitha fshatrat e Komunës sonë.
Qysh në fillim të pushtetit aktual, buxheti për vitin 2018, është votuar pikërisht nga Grupi Asambleistëve të PDK-së, të cilin buxhet LDK-ja nuk e kishte votuar të hartuar nga vetë LDK-ja.
Ata të cilët u mësuan t’a zhvatin qytetarin duke e keqpërdorur dhe menaxhuar paranë publike, sot i dhanë vulë së keqës.
Grupi Asambleistëve të PDK-së është kundër mashtrimeve, kundër mundësisë së keqpërdorimit, mbi të gjitha heq dorë nga ata të cilët keqpërdorin taksën e qytetarëve.
Këto janë disa pika të cilat bënë që PDK të jetë kundër:
- Udhëtimi për mësimdhënës;
- Shujta për mësimdhënës;
- Subvencione të pakta për klubet e vogla të qytetit;
- Buxhet i mangët për fshatrat;
- Mospërfshirja e të gjitha fshatrave, si përfituese të projekteve;
- Alokimi i mjeteve për projektet e vitit të kaluar;
- Mos transparenca në hartimin e buxhetit etj;
PDK, Therandë