Kurti uron Kurban Bajramin: Festë e solidaritetit dhe barazisë

06.06.2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të dhënë e ndarë me njëri-tjetrin, në harmoni dhe dashuri.

Kurti uron Kurban Bajramin: Festë e solidaritetit dhe barazisë Foto: Ilustrim

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se Kurban Bajrami është njëkohësisht një ftesë për secilin individ që të angazhohet për barazinë si themel i shoqërisë, ku begatia dhe mirëqenia gëzohen nga të gjithë.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë! Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri,” shkruan Kurti.

Ai vijon mesazhin e tij duke theksuar dimensionin social të festës: “Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë.”

Në fund, Kurti uroi që kjo ditë t’ua gjejë zemrat dhe tryezat të mbushura përplot, duke dëshiruar mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi.

Kurban Bajrami festohet sot nga besimtarët myslimanë në mbarë botën, me manifestimin qendror në Kosovë që mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler