Kurti: Formimi i Kuvendit, përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e fituesit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se formimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, ndërsa partia fituese ka përgjegjësinë për formimin e Qeverisë.
“Ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë, ajo që i mungon Kosovës është kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkangjitur e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë,” tha Kurti para gazetarëve.
Ai shtoi se deputetët po bëjnë gabim duke pamundësuar kuorumin për votimin e fshehtë. “Sidoqoftë edhe kjo çështje e votimit të fshehtë ndodhet e adresuar te Gjykata Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë,” tha Kurti.
Kryeministri Kurti nuk ka dashur të komentojë lidhur me bastisjen e Ministrisë së Bujqësisë.
Deklarata e Kurtit vjen pas dështimit të 22-të radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe kësaj radhe, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. Vetëm 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenime, ndërsa deputetët e tjerë nuk morën pjesë në votim.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite