Përkujtohet masakra e Tuzusit në Prizren
Sot përkujtohet masakra e Tuzusit në Prizren, një nga aktet e rënda të dhunës të kryera gjatë luftës së Kosovës. Me
këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e këtij krimi gjenocidal të kryer nga forcat serbe në fund të majit të vitit 1999.
Nëpërmjet një deklarate publike, Haradinaj ka theksuar se në fund të luftës, forcat serbe e kishin shtuar egërsinë e tyre ndaj popullatës shqiptare.
“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi,” ka kujtuar Haradinaj.
Ai më tej ka theksuar se Kosova ka paguar një çmim të lartë për lirinë e saj dhe se ndjekja e drejtësisë për krimet e kryera nga Serbia mbetet një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare.
“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe,” ka përfunduar Haradinaj.
Përkujtimi i masakrës së Tuzusit shërben si një kujtesë e dhimbshme e vuajtjeve të popullatës civile gjatë luftës dhe thekson rëndësinë e përpjekjeve për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite