Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

19.05.2025

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë mbledhur sot sërish në Kuvendin e Kosovës, në përpjekjen e 18-të radhazi për të konstituuar legjislaturën e nëntë

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit Foto: Ilustrim

Seanca konstituive ishte paraparë të niste në orën 10:30.

Siç dihet, të shtunën dështoi përpjekja e 17-të. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare që nuk kishin propozuar ende deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma Socialdemokrate) që ta bënin këtë. Megjithatë, këto subjekte nuk paraqitën propozime të reja.

Më pas, përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. Nga 54 deputetë të pranishëm, 53 votuan për dhe një kundër, pa asnjë abstenim. Pavarësisht kësaj, kryesuesi Dehari konstatoi se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, duke bërë që seanca të ndërpritej edhe një herë.

Vazhdon kështu pa u zgjidhur çështja e konstituimit të Kuvendit, duke lënë të pacaktuar formimin e institucioneve të reja të vendit.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler